Dëshironi të Informoheni ?
Abonohuni në lajmërimet tona dhe jeni në hap me kohën:

+377(0)44 121933
 
Home Mail us
RRETH NESH
MIRË SE VINI. . . . .

Kush jemi ne?

Firma "Global Trade" me qëndër në Ferizaj dhe degë në Shqipëri dhe Gjermani është krijuar në vitin 2008. Me një rritje të vazhdueshme ndër vite kemi arritur të zgjerojmë dhe të ushtrojmë biznesin tonë në disa sektorë:

  • Sektori për shitje dhe furnizim me karburante
  • Sektori për zhvillimin e programeve kompjuterike & harduerëve përkatës
  • Sektori për automatizimin e përgjithshëm industrial.

Një ndër projektet e shumta dhe më të sukseshme ka lindur nga nevoja për të realizuar një sistem që do të bënte të mundshëm menaxhimin e hyrjeve dhe daljeve në pikat e shitjes së karburanteve. Për shkak se sektori ynë i derivateve merrej me tregtinë e tyre, vumë re edhe vetë se sa e rëndësishme ishte të posedosh një sistem të tillë menaxhimi, i cili regjistron çdo gjë në mënyrë perfekte si dhe të ofron mundësinë të kontrollosh dhe menaxhosh të dhënat e biznesit në kohë reale. Ishte kjo nevojë që shtyu programuesit tanë të mendojnë për një zgjidhje në këtë drejtim si dhe të realizojnë sistemin e duhur.

Është një nga projektet me të cilin "Global Trade" mund të mburret si lider thuajse i vetëm në rajon . Bërthamën e sektorit për zhvillim e programeve kompjuterike, harduerëve dhe automatizimit industrial në firmën tonë e përbëjnë një grup shokësh nga Kosova dhe Shqipëria të shkolluar në Universitetin e famshëm të Teknologjis ( KIT ) në Karlsruhe të Gjermanisë, të cilët ende sot vazhdojnë të përfitojnë përvoja të ndryshme në industrinë Gjermane.

Përfitojmë nga rasti të falenderojmë partnerët tanë që na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës si dhe klientët tanë pa të cilët sot nuk do të gjendeshim këtu.

Jemi të hapur për çdo lloj bashkpunimi me individë apo biznese që për synim kanë punën, dhe bashkëjetojnë me shkencën.