Dëshironi të Informoheni ?
Abonohuni në lajmërimet tona dhe jeni në hap me kohën:

+377(0)44 121933
 
Home Mail us
PRODUKTET
MIRË SE VINI. . . .
Nëse keni dëshira specifike
rreth sistemeve që ne ofrojmë
ju lutem na kontaktoni dhe
ne do të jemi të lumtur tju shërbejmë.

Sistemi për menaxhimin e pikave të shitjes së Karburanteve "FCC GT"

Sistemi për menxhimin e pikave të shitjes së karburanteve përbëhet nga tri pjesë :

Paketa Light përmban "HW KONTROLLUES" i cili do të vendoset në kompjuterin tuaj dhe "HW SHPËRNDARËS" i cili bën lidhjen e pompave. Në varësi të numrit të pompave mund të kombinohen edhe më shumë harduerë.

Gjithashtu përmban dhe paketën softuerike ku përfshihen aplikacionet e mëposhtme:

  1. Aplikacioni për Menaxhimin e Hyrje/Daljeve
    • Menaxhimi i lëndës djegëse :
      • - shtimi/fshirja
      • - vendosja e çmimeve
      • - krijimi dhe fshirja e profileve *
    • Menaxhimi i depozitave :
      • - shtimi/fshirja
      • - përcaktimi i përmbajtjes së depozitës
      • - vendosja e alarmit për sasinë minimale dhe maksimale
    • Konfigurimi i ndërlidhjes me pompat
    • Konfigurimi i pompave dhe zorrave
      • - shtimi/fshirja
      • - parametrizimi
    • Parametrizimi i mënyrës së operimit të sistemit *
    • Konfigurimi i terminaleve të jashtme ( terminale për vetëshërbim )
    • Konfigurimi i sensorëve të Rezervuarëve
    • Konfigurimi i mënyrës së punës:
      • - autorizimi automatik/manual i pompave
      • - planifikimi i kohës dhe ditës, kur çmimet e caktuara hyjnë në fuqi
      • - opsionet e parapagesës
  2. Aplikacioni i Administrimit
    • Ndërrimi i çmimeve të lëndëve djegëse
    • Historia e shitjeve:
      • - në një periudhë të caktuar
      • - nga një pompë/zorrë e caktuar
      • - mundësia e printimit të raportit
    • Totali i lëndës djegëse të shitur:
      • - në një periudhë të caktuar
      • - nga një pompë/zorrë e caktuar
      • - mundësia e printimit të raportit
    • Pasqyra e depozitave:
      • - gjëndja në hapje *
      • - gjëndja në mbyllje *
      • - sasia e shitur
    • Pasqyra e mesazheve të dërguara nga server-i i pompave ( shumë i rëndësishëm për suportin )
    • Mundësia për të bllokuar/zhbllokuar pompën apo lëndën djegëse të caktuar
  3. Aplikacioni për Nivelim Karburanti
    • Regjistrimi i furnizimeve me lëndë djegëse:
      • - përcaktimi i mospërputhjes për shkak të temperaturës *
    • përcaktimi i humbjeve në depozita për arsye të caktuara
    • përcaktimi i transferimeve nga një rezervuarë në tjetrin
    • gjenerimi i raporteve përkatëse
  4. Aplikacioni për Administrimin e Materialit të lëngshëm
    • pasqyra e gjëndjes në depozita në mënyre tabelare dhe grafike si dhe krahasimi i gjëndjes në mënyrë automatike dhe manuale
    • krahasimi i volumit total midis matësit elektronik, mekanik të pompës si dhe hyrje daljeve të regjistruara nga programi
  5. Aplikacioni GasStation GT
    • paraqitja grafike e statusit të pompave:
      • - e lirë / e zënë / e rezervuar
      • - në pritje të autorizimit
      • - aktualizim në kohë reale i volumit që është duke u shitur dhe vlerës monetare
    • kontrolli i pompave:
      • - (para) autorizim / ndalim / paravendosje e vlerës që do të lejohet të shitet
    • regjistrimi i të dhënave të biznesit ( i nevojshëm ndër të tjera edhe për gjenerimin e faturave )
    • Menaxhimi i produkteve:
      • - regjistrimi / fshirja e produkteve
      • - përcaktimi i taksave
      • - pasqyra / menaxhimi i magazinës
      • - pasqyra e hyrje / daljeve sipas periudhave të caktuara kohore
      • - printimi i faturave hyrëse / dalëse
      • - suporton punën me skaner të barkodeve
    • mundësia e lidhjes me arkën fiskale si dhe funksione të tjera për mbarvajtje të suksesshme të punës në biznesin tuaj

Paketa Pro përmban paketën light si dhe:

  1. Harduerin HW-T që bënë kontrollimin e tabelës se çmimeve
  2. Tabelën e çmimeve me shifra:
      • - një rrjeshtore
      • - dy rrjeshtore ose
      • - tre rrjeshtore*

Paketa Gold përmban paketën light, pro si dhe:

  1. Harduerin HW-R që kontrollon sensorët në rezervuarë
  2. Sensorët për matje automatike të lëndës djegëse, në varësi të numrit të rezervuarëve*
  • Sa është numri maksimal i pompave që mund të suportoj ky harduerë?
  • Hardueri yne "HW-P" suporton deri në 99 pompa me nga 8 zorrë secila. Në varësi të mënyrës së lidhjes së pompave mund të ekzistojnë kufizime në numrin e pompave që suportohen.

  • Deri sa lloje karburantesh mund të menaxhoj hardueri HW-P?
  • Nuk ka ndonjë limit për sa i përket numrit të karburanteve.

  • Sa lloje të pompave suporton hardueri?
  • Hardueri suporton 99,99% të llojeve të pompave që ekzistojnë aktualisht në treg, disa prej tyre janë:
    Actronic (LPG)
    Adast (IFSF)
    AG Walker (SPD & MPD)
    Agira (C4000/Develco)
    ANGI
    Aplab
    Aspro (Develco)
    Ariel
    Batchen
    Benč (PDE/PDEX)
    Bennett
    Censtar (正星)
    Clean Fuel Technology (CFT)
    Comota
    Compac
    Daruma
    Develco
    Dong-Hwa Prime
    Dresser-Wayne (穩牌) (US/DART/UK)
    Email Australia (Tyco/RelQual/ECL)
    Europump
    Ferranti (Autocourt/Wayne UK)
    Fuelquip
    Gilbarco (US/EU/Australia/IFSF)
    HengShan
    Hong Yang/Star
    Intermech
    Kalvacha (IFSF)
    Koppens Automatic (EPS)
    Kraus Global
    Larsen & Toubro (Z-Line/MPD)
    Logitron (PumaLAN/IFSF)
    Maser (MTR-ST and Regismart)
    Midco
    Nuovo Pignone (RS-485/4-wire)
    PEC
    Petrotec
    Prowalco (SPD & MPD)
    Realtech (RS-485)
    RIX
    SAFE
    Sanki (三盈)
    Scheidt & Bachmann (V11/IFSF)
    Schlumberger (MLPC3/M3000/EPS)
    Sofitam (82D)
    Somo
    SSS (M3000)
    Star/Hong Yang
    Tatsuno (SS LAN/Partyline/Benč)
    Tokheim (托肯) (UDC/IFSF)
    Tokico (RS-485)
    Yenen

  • Cilat sisteme suportohen për matjen e karburanteve në rezervuarë dhe kontrollin e tabelës së çmimeve?
  • EBW Tank Gauge (VR protocol)
    Fafnir Tank Gauges (Native and VR protocols)
    IFSF Tank Gauges
    OPW (VR protocol)
    Veeder-Root Tank Gauges (TLS-250/TLS-3xx)

    Tabelat e Çmimeve IFSF

  • Cilat sisteme operative suportohen?
  • Windows (7) , 32- dhe 64 bit si dhe Windows (XP) 32 bit.

* Për një sqarim të mëtejshëm rreth këtyre funksionaliteteve ju lutem shikoni manualet e përdorimit.

 

Aplikacioni për menaxhimin e parukerive dhe salloneve të bukurisë "Hair Fashion GT"

"Hair Fashion GT" është aplikacion që i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të çdo biznesi që merret me kozmetikë apo parukeri ( frizerë / frizere ). Aplikacioni mundëson menaxhimin e gjithë të dhënave të biznesit dhe ofron një pasqyrë ekonomike të gjithë lëvizjeve monetare si p.sh. shitje, blerje, paga, shpenzime etj.

  • Mundësia e rezervimeve
  • Menaxhimi i shërbimeve që ofron biznesi (grupim/krijim/fshirje/renditje)
  • Historiku i shërbimeve të kryera në një hapësirë kohore të caktuar
  • Menaxhimi i artikujve që tregtohen
  • Historiku i hyrje/daljeve
  • Menaxhimi i punonjësve
  • Pasqyra ekonomike e punonjësve
  • Historiku i punonjësve
  • Menaxhimi i klientëve
  • Pasqyra ekonomike e klientëve
  • Historiku i klientëve
  • Krahasimi ekonomik i periudhave të ndryshme kohore
  • Pasqyra ekonomike e xhiros ditore/mujore/vjetore
  • Statistika të ndryshme për mbarëvajtjen e biznesit
  • Sigurimi i të dhënave përmes Backup-eve ( në kompjuter si dhe në e-Mail )
  • Menaxhimi i shpenzimeve
  • Pasqyra ekonomike e shpenzimeve
  • Historiku i shpenzimeve
  • Vendosja e alarmit për tu rikujtuar për detyra të ndryshme